Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Tërmeti shkatërrues në Turqi, ambasada shqiptare: Asnjë shqiptar i prekur

Nga A2 CNN
25 Janar 2020, 18:32 | Aktualitet
Tërmeti shkatërrues në Turqi, ambasada shqiptare: Asnjë

Autoritetet shqiptare nga presidenti, kryeparlamentari, kryeministri dhe kryetari i opozitës shprehën ngushëllimet ndaj popullit turk dhe autoriteteve atje, për jetët e humbura dhe uruan shërim të shpejt për të lënduarit. 

Ndërkohë, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Ankara bën me dije se deri tani nuk është identifikuar asnjë shtetas shqiptar i prekur nga tërmeti.

Ambasada në Ankara, së bashku me Konsullatën e Përgjithshme në Stamboll, janë të angazhuara dhe në gatishmëri të plotë për të ndihmuar dhe mbështetur të gjithë shtetasit shqiptarë që mund të jenë prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.

Për çdo ndihmë dhe mbështetje ambasada dhe konsullata kanë vënë në dispozicion numrat e telefonit

Ambasada Ankara: 0090 312 441 61 0304, 0090 549 561 1985

Konsullata Stamboll: 0090 212 44 32 56

A2 CNN Livestream

Dita jonë