Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Aksident ajror, ndërron jetë legjenda Kobe Bryant dhe e bija

Nga A2 CNN
26 Janar 2020, 20:51 | Sporte të tjera

Legjenda e basketbollit Kobe Bryant ka ndërruar jetë. Lajmi i hidhur për gjithë botën e sportit ka ardhur pak minuta më parë.

Sipas burimeve të para, ish-lojtari i Los Angeles Lakers ka humbur jetën në një aksident ajror me helikopter.

Ylli i NBA u shua rreth orës 19:00 të ditës së sotme (me orën shqiptare) si pasojë e një aksidenti që ka përfshirë helikopterin me të cilin udhëtonte bashkë me disa persona të tjerë. Ngjarja ka ndodhur në Calabasas të Kalifornisë, ndërkohë që shkaqet ende nuk bëhen të ditur.  

Pamjet e para të aksidentit

Tragjedia merr dimensione edhe më dramatike kur mësohet se mes katër pasagjerëve ndodhej edhe vajza e tij 13-vjeçare, Gianna Maria, që premtonte të shndërrohej në një basketbolliste shumë e talentuar. Ndoshta Bryant dhe e bija po i drejtoheshin pikërisht vendit ku stërvitej adoleshentja.  

https://a2news.com/2020/01/26/kobe-historia-e-pabesueshme-e-nje-italiani-qe-dominoi-nba-ne/

Bryant ka fituar me Los Angeles Lakers 5 tituj NBA, dhe pikërisht dje Le Bron James e kishte kaluar në renditjen e pikëshënuesve më të mirë, ku mbante vendin e tretë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani