Firma u mori duhanin pa i paguar, protestojnë fermerët e Pogradecit – A2

Firma u mori duhanin pa i paguar, protestojnë fermerët e Pogradecit

fermeret duhani 1100x620
Video

Dhjetra fermerë që merren me kultivimin e duhanit në fshatrat e Pogradecit kanë vite që nuk kanë marrë paratë për prodhimin që ia kanë dhënë një firmë për përpunimin e duhanit.

Ata kanë protestuar për situatën e krijuar, ku disa prej fermerëve nuk kanë mundur më të mbjellin duhan sepse nuk kanë më të ardhura për të përballuar shpenzimet, pasi duhani është i vetmi produkt me të cilin siguronin të ardhurat e jetesës së tyre.

Ata kanë kërkuar edhe ndihmën e Agjensisë Rajonale të Bujqësisë për Korçën, që të ndërhyjë në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë për të zgjidhur problemin që kanë, por drejtuesi i kësaj agjensie jep këtë zgjidhje: “Në momentin që çdo fermer ka një kontratë me kompaninë përkatëse që mbledh duhanin, duhet të ndjekë procedurat ligjore. Pra, të hapë çështje gjyqësore”.

Të njëjtën problematikë kanë edhe dhjetra fermerë të tjerë që merren kryesisht me kultivimin e duhanit në fshatrat Grabovicë, Petrushë e Potgorie.