Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Interi “abonohet” me barazimin 1-1, në San Siro frenohet edhe nga Cagliari

Nga A2 CNN
26 Janar 2020, 14:36 | Futboll
Interi “abonohet” me barazimin 1-1, në San Siro frenohet edhe

Interi frenohet sërish në Serinë A.

Zikaltërit barazuan 1-1 ndaj Cagliari në San Siro duke regjistruar kështu barazimin e tretë radhazi me të njëjtin rezultat në kampionatin italian (Inter-Atalanta 1-1 dhe Lecce-Inter 1-1).

Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte kaloi e para në avantazh me anë të Lautaro Martinez, i cili dërgoi me kokë topin në rrjetë, pas krosimit të blerjes më të re të Interit, Ashley Young.

Por, Nainggolan barazoi në pjesën e dytë me një goditje të fortë nga jashtë zone, me topin që u devijua edhe nga Joao Pedro dhe nxori jashtë loje portierin Handanovic.

Në fundin e ndeshjes, Lautaro humbi kontrollin dhe u ndëshkua me karton të kuq për shkak të protestave ndaj arbitrit për një faull në mesfushë.

Interi rrezikon ta shohë sot Juven të arratiset në krye të renditjes, por gjithashtu rrezikon të kapet në vendin e dytë nga Lazio, nëse bardhekaltërit, të cilët kanë dy ndeshje më pak se Interi, fitojnë sot derbin ndaj Romës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë