LeBron James parakalon Kobe Bryant, pikëshënuesi i tretë më i mirë në historinë e NBA

lebron 600x338

Në 29 tetor 2003, LeBron James debutoi në NBA me skuadrën e Cleveland Cavaliers, në moshën 18 vjeç e 303 ditë. Sot, në 26 janar 2020, “The King” është pikëshënuesi i tretë më i mirë në historinë e NBA.

Në ndeshjen ndaj Philadelphia 76ers, lojtari i Los Angeles Lakers shënoi 29 pikë, duke parakaluar në këtë renditje ish-legjendën e ekipit ku luan aktualisht, Kobe Bryant (33 643 pikë në karrierë).

“Jam rritur duke pasur idhuj Kobe Bryant dhe Michael Jordan. Krahasimi me ta është diçka e jashtëzakonshme për mua. Kobe është legjendë, isha i fiksuar pas tij në kohën e gjimnazit. Ishte frymëzim për mua fakti që ai kaloi në NBA që në moshën 17-vjeçare”, tha LeBron James pas ndeshjes.

Me 33 655 pikë në karrierë, James ka përpara tij Karl Malone në vendin e dytë (36 928 pikë) dhe Kareem Abdul-Jabbar (38 387 pikë).

Kur James debutoi në NBA, Bryant kishte fituar 3 unaza kampioni (që më pas do të bëheshin 5), përpara se të niste dominimi i “The King”, i cili luajti 8 Finale radhazi (2011-2018).

Së bashku, LeBron James dhe Kobe Bryant kanë fituar dy medalje të arta në Olimpiadë (Pekin 2008 dhe Londër 2012).