Napoli i Hysajt shpëton veten dhe kampionatin, 2-1 Juventusit

napoli2 1100x620

Napoli në momentin e tij më të ulët të viteve të fundit gjen energjitë e duhura dhe mund Juventusin me rezultatin 2-1, duke rihapur mundësitë për kualifikimin në kupat e Europës, por edhe luftën për titullin kampion.

Ndeshja filloi me fishkëllimat e publikut në San Paolo ndaj ish-trajnerit Sarri, por pjesa e parë vijoi  e qetë me një ekuilibër që tregonte respektin e kampionëve të Italisë, edhe pse pikët në klasifikim ishin fillimisht 27 si diferencë.

Gjithçka ndodh në pjesën e dytë. Juventusit i anulohet një gol i Cristiano Ronaldos në minutën 53, për pozicion jashtë loje të Higuain.

Por dëmtimi i mesfushorit Miralem Pjanic duket sikur ndikon në lojën e Juventisit, dhe në të 63-ën Napoli përfiton nga një gabim të portierit polak Szczesny dhe godet me bashkëkombësin e tij Zielinski.

Reagimi i bardhëzinjve nuk krijon raste të pastra, madje Napoli duket sikur mbyll gjithçka me Insignen me një gjuajtje të bukur në minutën 86.

Ka ende hapësirë për emocione, me Cristiano Ronaldo që gjen shtegun e duhur për të mundur Meret (‘90), por është tepër vonë.

Juventus mbetet e para, por një fitore sot mund ta kishte larguar ndoshta përfundimisht nga ekipet ndjekëse. Ndërsa për djemtë e Gennaro Gattuso, ndër të cilët Elseid Hysaj sërish titullar, kjo mund të jetë kthesa e sezonit.