Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Prezantohet platforma “online” për rindërtimin e banesave

Nga A2 CNN
26 Janar 2020, 11:48 | Politikë
Prezantohet platforma “online” për rindërtimin e banesave

Arben Ahmetaj, ministër për Rindërtimin, prezantoi platformën e aplikimit “online” për qytetarët që përfitojnë nga programet e rindërtimit.

"Nga e mërkura, do të duhet të ketë në çdo bashki nga një zyrë ku qytetarët do të bëjnë aplikimin “online”. Platforma bazohet në vetëdeklarimin e qytetarëve, do të deklarojnë dëmet e tërmetit. Të gjitha bashkitë do të dërgojnë tre persona që do të trajnohen nesër në orën 11:00 për procesin e aplikimit. Që të kenë të saktë zonën, sipërfaqen e banesës. Kryetari i njësisë administrative do e marrë me shkrim, njësia administrative e hedh “online”. Aty ku qytetari ju jep të drejtën të mblidhni dokumentacionin vetë, atëherë do ia merrni ju”, sqaroi Ahmetaj.

Sipas ministrit, “janë inspektuar rreth 48 mijë banesa dhe po vijon procesi i vlerësimit të thelluar”.

“Jemi në proces intensiv me bashkitë për zonat e reja. Sot janë identifikuar 25 zona, në 10 bashki. Jemi në fazë të avancuar me masterplanet, në Shijak, në Laç, ku do ndërtohen 500 shtëpi me qira nga qeveria turke, si dhe në Thumanë. Komiteti Kombëtar i Rindërtimit të mërkurën do t’i propozojë qeverisë site të reja në Durrës, Lezhë, Laç, Tiranë e Kavajë. Menjëherë pas të mërkurës, në të gjithë territorin fillojnë masterplanet për të kaluar pastaj në projektet e detajuara të ndërtimit”, u shpreh Ahmetaj.

A2 CNN Livestream

Dita jonë