Sadiku nuk përmbahet, supergol me Malagën – A2

Sadiku nuk përmbahet, supergol me Malagën

sadiku 1100x620

Armando Sadiku shënoi një gol të mrekullueshëm në javën e 24-t të kategorisë së dytë të kampionatit spanjoll.

Në minutën e 65 të ndeshjes, sulmuesi i kombëtares sonë dërgoi në rrjetë një top të krosuar nga e djathta e sulmit të Malagës, duke e çuar rezultatin përkohësisht në 2-1. Goditja e befasishme me kthesë e Sadikut nuk i la mundësi reagimi portierit të Mirandes.

Ndeshja përfundoi në barazim 2-2.

Ky ishte goli i 9 i Sadikut në këtë sezon.