Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Tirana jep spektakël dhe kap kreun, Teuta në vend të tretë

Nga A2 CNN
26 Janar 2020, 17:59 | Futboll

Në pritje të super ndeshjes midis Partizanit dhe Kukësit që do të luhet në fushën e blertë të Arenës Kombëtare, Tirana arrin kreun e Superiores duke dhënë spektakël në stadiumin e dytë të kryeqytetit, “Selman Stërmasi”.

Bardheblutë dominuan ndaj Luftëtarit me rezultatin 5-1 falë një performance bindëse, edhe pse kundërshtari mbetet hija e ekipit të viteve të kaluara.

Pas 15 minutave fillestare, ekuilibri iu thye nga Cobbinah që mposhti portierin gjirokastrit falë një aksioni personal dhe një gjuajtje befasuese. Kalimi në avantazh zhbllokon Tiranën që dyfishon pas dy minutave falë një goli të bukur të Bathës nga limiti i zonës së rreptësisë, ndërkohë që pjesa e parë dhe vetë ndeshja praktikisht mbyllet me golin e anglezit Ngoo, në minutën e 36-të.

Pjesa e dytë fillon me reagimin e gjirokastritëve që shënojnë një gol me një aksion të  Johan Celës, por shpresat për përmbysje shuhen me golin e katërt të realizuar me penallti nga talenti Ernest Muçi, pas shumë protestave gjirokastrite (64’). Gjithçka mbyllet me golin e dytë të Bathës, me një goditje kirurgjikale nga jashtë zonës. Tirana ngjitet në kuotën e 34 pikëve.

Ndërkohë, në Durrës, ndeshja shumë interesante midis Teutës dhe Bylisit shënon fitoren e durrsakëve falë golit të Vilës në minutën e 11-të. Teuta ngjitet në vendin e tretë me 31 pikë duke kapërcyer pikërisht djemtë teknikut Dovedan, sot i skualifikuar.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu