Aksident në Vlorë, tre të lënduar nga përplasja – A2

Aksident në Vlorë, tre të lënduar nga përplasja

Një aksident automobilistik ka ndodhur në mbrëmje në qytetin e Vlorës, ku si pasojë janë lënduar tre persona.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Dervish Hekali”, ose “Rruga e Re” siç e njohin banorët, dhe ka përfshirë tre automjete, njëri prej të cilëve ishte i parkuar.

Sipas dëshmitarëve, shkaku i aksidentit ishte shpejtësia e njërës prej makinave, një Benz që goditi një Peugeot që po kryente një manovër.

Forcat e policisë thirrën menjëherë ndihmën e forcave zjarrfikëse, nga momenti që njëri prej mjeteve kishte një sistem gazi.