Gruaja vdes gjatë garës për të ngrënë sa më shumë ëmbëlsira

gara australi 1100x620

Një grua ka humbur jetën në Australi ndërsa po merrte pjesë në një garë për të ngrënë sa më shumë ëmbëlsira.

60-vjeçarja raportohet se pati një goditje në tru gjatë garës që po zhvillohej në një hotel në Kuinsland, me rastin e festës kombëtare të Australisë të dielën. Asaj iu dha ndihma e parë në vend dhe u dërgua në spital, ku edhe ndërroi jetë më vonë. Dëshmitarët thanë se ajo sapo kishte futur një copë keku në gojë kur nisi të shfaqte vështirësi.

Më herët, konkurrentët ishin filmuar duke ngrënë lamington, një kek tradicional të mbuluar me çokollatë dhe pluhur arre kokosi.

Garat e ngrënies janë mjaft popullore në Australi, sidomos në ditën e festës kombëtare, që shënon mbërritjen e europianëve të parë në kontinent. Zakonisht gara zhvillohet për të ngrënë sa më shumë ëmbëlsira, por edhe ushqime të tjera si hot dog.