Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Haradinaj për marrëveshjet me Serbinë: Janë pozitive, nuk dëmtojnë Kosovën

Nga A2 CNN
27 Janar 2020, 14:08 | Kosova
Haradinaj për marrëveshjet me Serbinë: Janë pozitive, nuk

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj, përshëndeti marrëveshjet me Serbinë për linjën ajrore dhe hekurudhat, ndërsa nënvizoi se nuk janë të dëmshme për vendin.

“E mirëpresim faktin që po ndodhin disa marrëveshje. S’kam të drejtë për ta definuar si një dialog, por fakti që po ndodhin disa marrëveshje që kanë një karakter qarkullimin e njerëzve. Pasi për shkak të taksës i mallrave është më i vështirësuar. E mirëpresim, e kemi kërkuar edhe në të kaluarën, një dialog pa kushte, pa u larguar taksa”, u shpreh kryeministri në largim.

Ai komentoi dhe zërat për një qeveri të mundshme teknike në rast të dështimit të koalicionit mes LDK-së dhe Vetëvendosjes.

“Kemi mandatarin, duhet të presim si duhet të veprojnë ata. Mendoj që janë të parakohshme këto spekulime. Ne kemi mandatar, fituese të zgjedhjeve.  Duhet të presim si duhet të veprojnë ata”, deklaroi Haradinaj.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani