Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Koalicioni LDK-Vetëvendosje, Mustafa: Takohem me Kurtin për finalizimin e marrëveshjes

Nga A2 CNN
27 Janar 2020, 12:14 | Kosova
Koalicioni LDK-Vetëvendosje, Mustafa: Takohem me Kurtin për

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës finalizojnë sot marrëveshjen për koalicionin e bashkëqeverisjes. Njoftimi erdhi nga kreu I LDK-së, Isa Mustafa, i cili konfirmoi se gjatë ditës do të zhvillojë dhe një takim me Albin Kurtin.

“Jemi duke bërë përpjekje për një marrëveshje përfundimtare, takimi do të ndodhë sot, por orën ende nuk e kemi caktuar. Por besojmë se sot do të arrihet marrëveshja”, u shpreh ai.

Ndërkohë, Kurti i Vetëvendosjes ka afat dhe një javë tjetër për të formuar qeverinë e re të Kosovës, në bazë të dekretit të presidentit Hashim Thaçi. Pas finalizimit të marrëveshjes me LDK-në, ai do të negociojë me deputetët e pakicave jo serbe të Kosovës për t’i përfshirë në koalicionin qeverisës.

Ndërsa për ministrin e ekzekutivit të tij nga pakica serbe, Kurti ka konfirmuar shpeshherë se nuk do të jetë nga Lista Serbe. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani