Koronavirusi, shtohen masat dhe kontrollet në Rinas

Publikuar më: 27/1/2020, ora 15:25

Koronavirusi, shtohen masat dhe kontrollet në Rinas

Publikuar më: 27/1/2020, ora 15:25

Shtohen masat dhe kontrollet në aeroportin e Rinasit me qëllim evidentimin e rasteve të prekura nga koronavirusi.

Shefi i kontrollove mjekësore në Rinas, Lorenc Harshova, deklaron se deri më tani nuk janë konstatuar persona të prekur dhe se shtetasit që udhëtojnë transit nga Kina drejt Shqipërisë i nënshtrohen një interviste të posaçme.

“Shikojmë vendet në rist nga të cilat mund të vijnë këta pasagjerë. Nga analiza që ne bëmë, u pa që kryesisht vinin nga Stambolli. Në bazë edhe të ministres së Shëndetësisë, është marrë kontakti me Policisë Kufitare dhe me kompanitë ajrore me qëllim identifikimin e pasagjerëve që mund të vijnë nga këto zona.

Ne bëjmë një intervistim të pasagjerëve në bazë të disa kritereve. Në momentin që ai nuk shfaq asnjë lloj shenje të tillë klinike, ne e lëmë të lirë. Në të kundërt, ne e mbajmë nën observimin e shëndetit publik deri sa të kalojë në struktura të tjera. Sot ishin dy pasagjerë që vinin nga Kina dhe nuk kishin asnjë lloj problemi dhe u lanë të lirë”, tregon për A2 Harshova.