Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Macron: Nuk dorëzohemi përballë anti-semitizmit

Nga A2 CNN
27 Janar 2020, 16:35 | Bota
Macron: Nuk dorëzohemi përballë anti-semitizmit

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron përkujtoi Holokaustin dhe 76 mijë hebrenjtë francezë që u deportuan në kampet naziste të vdekjes në Luftën e Dytë Botërore.

Pasi vizitoi memorialin “Muri i Emrave” në Paris, ai dënoi gjuhën e urrejtjes dhe rritjen e anti-semitizmit në Francë. 

“Rikthimi i anti-semitizmit nuk është një problem i hebrenjve. Por, është i gjithë një problem i yni, i Republikës sonë. Është fytyra e urrejtjes së të tjerëve, është vëllai i racizmit dhe pa dyshim është mohimi i trashëgimisë dhe idealeve tona. Prandaj, ne nuk do të dorëzohemi”, tha Macron.

A2 CNN Livestream

Dita jonë