Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Mbrëmja më magjike e Kobe Bryant

Nga A2 CNN
27 Janar 2020, 20:02 | Sporte të tjera
Mbrëmja më magjike e Kobe Bryant

Bota e sportit po vajton legjendën e basketbollit Kobe Bryant, i cili humbi jetën në një aksident me helikopter në moshën 41-vjeçare.

Ish-lojtari i Los Angeles Lakers, vajza e tij 13-vjeçare, Gianna, dhe 7 persona të tjerë vdiqën kur helikopteri me të cilin po udhëtonin u rrëzua në kodrat e Calabasas, në Kaliforni.

https://a2news.com/2020/01/27/mjegulla-shkaku-i-aksidentit-ajror-te-kobe-bryant-perplasje-me-300-km-h/

Shumë tifozë basketbolli kujtojnë bëmat e Bryant në parket, por ajo që spikat mbi të tjerat është performanca e tij ndaj Toronto Raptors në vitin 2006. Në atë ndeshje, Kobe shënoi plot 81 pikë. Askush nuk e priste diçka të tillë, pasi vetëm disa ditë më parë kishte pasur një nga ndeshjet më të këqija të karrierës së tij.

https://www.youtube.com/watch?v=wV9CMVdY3dM&feature=emb_title

Ndryshe nga herët e tjera, në Staples Center, si e dielë që ishte, nuk kishte VIP-a si zakonisht, por për herë të parë, në shkallët e arenës ishte një person i veçantë për Kobe Bryant: gjyshja e tij.

Në një intervistë të vitit 2012, Kobe Bryant thonte: “Gjyshja ime nuk vinte kurrë të më shikonte pasi nuk duronte dot emocionet e forta. Por, atë ditë vendosi të vinte në Staples dhe rastisi që shënova 81 pikë”.

Kobe Bryant ka fituar 5 herë titullin kampion me LA Lakers, është shpallur dy herë MVP i Finaleve, një herë MVP i sezonit të rregullt dhe ka fituar dy medalje të arta në Olimpiadë.

https://a2news.com/2020/01/27/nuk-anuloi-ndeshjet-disa-ore-pas-vdekjes-se-bryant-kritika-te-ashpra-per-nba/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani