Meta pret ambasadoren Kim: SHBA, partner i pazëvendësueshëm – A2

Meta pret ambasadoren Kim: SHBA, partner i pazëvendësueshëm

Screenshot 10 6 1100x620

Presidenti i Republikës Ilir Meta e ka nisur të hënën me ambasadoren e re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim, e cila i dorëzoi Letrat Kredenciale, Kreut të Shtetit shqiptar, duke filluar kështu dhe zyrtarisht misionin e saj diplomatik.

Përmes një deklaratë për shtyp, Ilir Meta shprehu kënaqësinë të takonte ambasadoren e re amerikane Kim, duke shtuar se SHBA është një partner i pazëvendësueshëm për Shqipërinë.

“I kënaqur të prisja dhe të pranoja Letrat Kredenciale të Ambasadores së re të SHBA, znj.Yuri Kim. SHBA një partner strategjik, i pazëvendësueshëm për Shqipërinë. Së bashku të përballojmë me sukses sfidat që ka vendi. Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane”, shkruan Ilir Meta në rrjetet sociale.