Një makth i madh ka “pushtuar” Afrikën, turmat e karkalecave grykës

Publikuar më: 27/1/2020, ora 23:21

Një makth i madh ka “pushtuar” Afrikën, turmat e karkalecave grykës

Publikuar më: 27/1/2020, ora 23:21

Klima gjatë vitit 2019 por në vijim edhe në javët e para të2020 ka dëshmuar qartësisht ndryshimet klimatike që po ndodhin në rrafsh global.

Nga akujt që po shkrihen në polet e jugut dhe të veriut, tek përmbytjet e shumta në Amerikën Jugore, tornadot që pasi shkatërrojnë Karaibet arrin të afrohen deri në Kanada, dhe së fundmi temperaturat e larta që kanë përhapur zjarret që shkrumbuan pjesë të mirë të pyjeve australianë.

Por ngrohja globale përfshin edhe një aspekt të nënvlerësuar  deri më tani por potencialisht shkatërrues për ekonominë dhe vetë jetën e vendeve që e pësojnë. Bëhet fjalë për pushtimin e karkalecave, ose më mirë, varianti më i rrezikshëm, ato migratorë (Locusta migratoria).

Këto insekte po shndërrohen vitin e fundit në makthin e disa vendeve afrikane, veçanërisht për Kenyan, Somalinë dhe Etiopinë. Karkalecat mund të udhëtojnë edhe 150 kilometra në ditë, të grumbulluar në turma të mëdha dimensionet e të cilave mund të tejkalojnë edhe qindra metra katrorët, duke errësuar qiellin. Për çdo metër katror, ndodhen mesatarisht 60 milionë insekte.

Problematika më e madhe e këtij pushtimi është grykësia e tyre. Çdo karkalec mund të hajë çdo ditë peshën e tij trupore, që përllogaritet në dy gram. Kjo do të thotë që një tufë edhe e vogël mund të haj ushqimin e barasvlershëm për 35 mijë persona, ndërkohë që një e madhe, mund të zhdukë ushqimin e gjysmës së një vendi të madh europian, si Spanja, Franca, ose Italia.

E transportuar në vende me thatësirë dhe varfëri të tejskajshme, si vendet afrikane, kjo mund të rrezikojë në muajt në vijim jetën e të paktën 4 milionë fëmijëve, sipas të dhënave të organizatave si FAO.   Sipas organizatës së Kombeve të bashkuara, turmat fillimisht kanë ardhur nga Yemeni, dhe përtej vendeve afrikane po përhapet me shpejtësi edhe në Indi, Iran dhe Pakistan.