Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Nuk anuloi ndeshjet disa orë pas vdekjes së Bryant, kritika të ashpra për NBA

Nga A2 CNN
27 Janar 2020, 15:42 | Sporte të tjera

“Stuhi” kritikash për NBA pasi nuk anuloi ndeshjet e së dielës pas vdekjes tragjike të Kobe Bryant në një aksident me helikopter, ku humbi jetën gjithashtu edhe vajza e tij 13-vjeçare së bashku me 7 persona të tjerë.

Pavarësisht këtij lajmi të hidhur, basketbolli amerikan nuk e pa të arsyeshme të ndalonte, por vazhdoi me ndeshjet sipas programit. Në shumë video të postuara “online” shihen lojtarë të ndryshëm duke qarë në parket dhe gjatë nxemjes.

Tyson Chandler i Houston Rockets u kap në kamera duke qarë në stol, ndërsa në intervistën për mediat para ndeshjes, trajneri i LA Clippers, Doc Rivers, shpërtheu në lot përpara gazetarëve.

Në Twitter, një tifoz shkroi: “NBA duhet të anulonte çdo ndeshje të sotme. Si mund të presësh që këta lojtarë të luajnë duke e ditur se miku i tyre, shoku i ekipit, mentori dhe legjenda ndërroi jetë tragjikisht? Po rrinë në stol duke qarë dhe për çfarë? Nuk duhet të luanin, nuk janë në gjendje.”

Një tjetër tifoz shtoi: “Nuk e kuptoj se si NBA thotë se Kobe do të donte që sot të luhej. Ndoshta kjo do të ishte dëshira e tij, por lojtarët nuk janë gati”.

Një nga yjet që nuk ishte gati ishte Kyrie Irving, me organizatorin e Brooklyn Nets që u largua nga arena përpara ndeshjes kur mori vesh lajmin e hidhur dhe nuk luajti asnjë minutë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli