Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Rama në Berlin, Merkel: Do të punojmë për rezultate në mars

Nga A2 CNN
27 Janar 2020, 11:44 | Politikë
Rama në Berlin, Merkel: Do të punojmë për rezultate në

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar në Berlin një takim me kancelaren gjermane Angele Merkel.

Mbështetja për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit dhe konferenca e donatorëve në muajin e ardhshëm, ka qenë në fokus te takimit, pa anashkaluar edhe zhvillimet e tjera.

Merkel ka siguruar pjesëmarrjen në konferencën e donatorëve për të mbështetur vendin tonë në këtë kohë të vështirë, ndërsa është shprehur optimiste për negociatat e Shqipërisë në pritje të mbledhjes së ndërmjetme që do të bëhet në muajin mars.

“Në emër të qeverisë gjermane do të doja të shprehja mbështetjen pa asnjë mëdyshje për perspektivën europiane të Shqipërisë dhe gjithë Ballkanit Perëndimor. Duam që të gjithë këto kombe të jenë në linjë me Bashkimin Europian. Mbi të gjitha duam që të arrijmë një marrëveshje në mbledhjen e radhës së Këshillit Europian, në mars, për të nisur bisedimet për anëtarësim. Kemi mbajtur këtë qëndrim në takimin e fundit dhe do të punojmë fort për të arritur rezultatet e dëshiruara në mars”.

Mendoj se e ardhmja e këtyre vendeve, Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, brenda Bashkimit Europian, është jo vetëm në interes të tyre, por edhe tonin. Kushdo që sheh hartën nga aspekti gjeopolitik e di që do të jetë në të mirë të të gjithëve kur këto shtete të bëhen pjesë e BE. Duke qenë se Komisioni i ri dëshiron të jetë një komision gjeopolitik ka edhe më shumë arsye për ta çuar përpara këtë proces me vendosmëri”, u shpreh Merkel.

Nga ana e tij, kryeministri shqiptar ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen gjermane, ndërsa e siguroi atë për vijim të reformave.

“Roli i Gjermanisë dhe i juaji në këtë proces është jashtëzakonisht mbështetës në mënyrë që ne të marrin dritën jeshile për të ecur përpara. E vlerësojmë shumë mënyrën se si ka nisur punën komisioni ri. Është e rëndësishme, siç edhe ju theksuat, që qasja gjeopolitike do të ndihmojë vendet tona. Ju Faleminderit”, tha Rama në konferencën e përbashkët me Merkel.

A2 CNN Livestream

Dita jonë