Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Studentja shqiptare kërkon të evakuohet nga Wuhani

Nga A2 CNN
27 Janar 2020, 17:59 | Sociale
Studentja shqiptare kërkon të evakuohet nga Wuhani

Një studente shqiptare në Kinë ka kërkuar që të evakuohet nga Wuhani, epiqendra e Coronavirus në Kinë.

Wuhani është qyteti që ka numrin më të lartë të rasteve të Coronavirus, me 1 423 të konfirmuara, 47 të rikuperuara dhe 76 vdekje.

Burime të A2 bëjnë me dije se studentja Silva Doçi ka kërkuar evakuim, por nuk mund të evakuohet për momentin pa karantinë.

Ambasada jonë në Kinë konfirmon se deri më sot nuk ka asnjë të infektuar shqiptar.

Nga rreth 400 shqiptarë që ndodhen në Kinë, rreth 60 janë studentë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë