Sulmohet sërish ambasada e SHBA në Irak, për herë të parë ka të lënduar – A2

Sulmohet sërish ambasada e SHBA në Irak, për herë të parë ka të lënduar

Të paktën 3 raketa goditën ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bagdad, gjatë pasdites së të dielës. Një nga raketat goditi kafeterinë e selisë diplomatike, ndërsa dy të tjerat ranë pak më larg.

Raportohet se të paktën 3 persona kanë mbetur të lënduar dhe kjo konsiderohet si hera e parë që ka pasoja në njerëz gjatë sulmeve të tilla. Deri tani asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë e sulmit, por autoritetet amerikane akuzojnë sërish grupet e militantëve të mbështetura nga Irani dhe që operojnë në Irak.

Kryeministri vendas, Adel Abdul Mahdi e dënoi ashpër sulmin ndaj ambasadës amerikane duke shtuar se akt të tilla e kthejnë Irakun në një shesh lufte. Për këtë ngjarje reagoi dhe Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili i kërkoi qeverisë irakiane që të përmbushë detyrimet e saj dhe të mbrojë objektet diplomatike.