Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Vendet bosh në SPAK, KLP nis procedurën për dy prokurorë të rinj

Nga A2 CNN
27 Janar 2020, 19:37 | Aktualitet
Vendet bosh në SPAK, KLP nis procedurën për dy prokurorë

KLP shpall fillimin e procedurave për plotësimin e dy vendeve vakant për SPAK.

Arben Kraja ka propozuar emrin e drejtueses së Prokurorisë së Beratit, Eloida Goxhi, si dhe drejtuesin e Prokurorisë së Pogradecit, Sotir Kllapi, i cili po ashtu ka kaluar dy shkallët e vetting-ut. Kërkesa e drejtorit të SPAK erdhi edhe për shkak të numrit të lartë të çështjeve.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi kërkesën e drejtuesit të SPAK Arben Kraja për të shpallur dy vakanca të cilat në SPAK do të zëvendësojnë largimin me dorëheqje  e dy prokurorëve Ndini Tavani dhe Besnik Muçi.

Ndërsa deri të martën SPAK pritet të ketë edhe një tjetër emër brenda radhëve të tij, përkatësisht prokuroren Doloreza Musabelliu.

https://a2news.com/2020/01/21/kreu-i-spak-kerkon-prokurore-shtese-rezultatet-duan-kohe/

Musabelliu është në listën e miratuar më herët nga KLP për SPAK, ndërsa ka kaluar vettingun në shkallë të parë dhe të martën është afati i fundit për t’u konfirmuar edhe në shkallën e dytë të vettingut.

Edhe pse KLP kaloi në vetting që prej shtatorit të vitit të shkuar 15 prokurorë që i plotësonin kushtet për SPAK, 5 prej tyre ende nuk kanë përfunduar procesin e verifikimit duke mbajtur peng plotësimin e strukturës së posaçme. Në këtë mbledhje KLP miratoi dhe zgjatjen e afatit të drejtuesit të komanduar për 6 prokurori në rrethe. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë