188 kg në lot, kampioni i sumos nuk përmbahet pas fitores – A2

188 kg në lot, kampioni i sumos nuk përmbahet pas fitores

Një mundës sumoje, i panjohur deri të dielën, fitoi kundër të gjitha gjasave turneun e parë të madh të vitit. Askush nuk e priste që Tokushoryu të shpallej fitimtar, por 33-vjeçari me peshë 188 kg, ia doli duke mundur në finale kampionin në fuqi Takakeisho.

Lumturia ishte aq e madhe sa kampioni i ri nuk u përmbajt dot dhe shpërtheu në lot. “Duket si ëndërr. Jam si në re tani”, tha ai për mediat japoneze. Pjesën më të madhe të karrierës Tokushoryu e ka kaluar në kategorinë e dytë dhe ky ishte titulli i tij i parë në 11 vite.