4 ditë nga nisja e punimeve, merr formë spitali në Wuhan

Ndërsa situata vijon të mbetet dramatike nga koronavirusi në Kinë, i cili vijon të përhapet me shpejtësi, autoritetet janë duke punuar me ritme rekord për ndërtimin e spitalit të ri në Wuhan.

Spitali i ri do të ketë një kapacitet prej 1000 shtretërish dhe pritet të jetë gati për izolimin dhe mjekimin e personave të prekur nga koronavirusi në Wuhan, epiqendra e virusit vdekjeprurës.

Makina të mëdha, përfshirë dhjetëra ekskavatorë dhe 10 buldozerë nisën nga puna vetëm 4 ditë më parë dhe tashmë spitali ka marrë formë. Ai është parashikuar të përfundojë brenda 6 ditëve.

Ndërkohë, numri i viktimave nga koronavirusi raportohet të ketë shkuar në 106 persona, nga 81 që u raportuan një ditë më parë, ndërsa numri i të prekurve ka arritur në 4515.