Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Dhuna në familje, ashpërsimi i masave nuk frenon fenomenin në Vlorë

Nga A2 CNN
28 Janar 2020, 12:17 | Sociale
Dhuna në familje, ashpërsimi i masave nuk frenon fenomenin në

Masat e marra, ashpërsimi i dënimeve si dhe ndryshimet ligjore, duket se nuk po japin efekt në minimizimin e rasteve të dhunës në familje.

Gjatë vitit 2019, në Vlorë rastet e dhunës në familje kanë shënuar rritje me 20 përqind, ku për çdo muaj denoncohen mesatarisht 5 raste dhune.

Ndryshimet ligjore duket se nuk po gjejnë zbatim siç duhet në terren. Ekspertja ligjore rendit disa nga problematikat që po mbajnë ende në nivele të larta rastet e dhunës në familje.

“Është e vërtetë që dhuna në familje është rritur. Një nga problemet është ekzekutimi i vendimeve të gjykatës. Kjo do të thotë se zyra e përmbarimit duhet që të ekzekutojë vendimin në mënyrë të menjëhershme. Janë vendosur edhe viktima dhe dhunuesi në të njëjtën banesë dhe kjo nuk është normale, por ne kemi hasur edhe vendime të tilla”, shprehet Malvina Mejdiaj, eksperte ligjore.

Edhe mungesa e informacionit nga vetë viktimat e dhunës mbi të drejtat, por edhe detyrimet që kanë në raste të denoncimit të dhunës, si dhe mos-informimi edhe nga komisariatet e policisë, është një tjetër faktor që ndikon në mos trajtimin si duhet të këtij fenomeni kaq shqetësues.

A2 CNN Livestream

Dita jonë