Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Fermerët në faliment, Korçë, po detyrohen të presin pemët frutore

Nga A2 CNN
28 Janar 2020, 14:05 | Aktualitet
Fermerët në faliment, Korçë, po detyrohen të presin

Deri para pak kohësh kjo parcelë ishte e mbjellë me mollë, ndërsa tani pamjet nuk kanë nevojë për koment. Shumë fermerë në rrethin e Korçës që merren me kultivimin e mollës, jo vetëm që po hedhin produktet e tyre në lumenj dhe përrenj, por po detyrohen të presin edhe pemët frutore, pasi nuk arrijnë dot të mbledhin as shpenzimet e tyre.

Çmimi i ulët dhe mungesa e një strategjie nga strukturat shtetërore, duket se po rrënon nga dita në ditë këta fermerë që ndër vite e kanë siguruar jetesën me pemët frutore.

“Vjet mblodha 550 kuintalë dhe mora para vetëm për 50 kuintalë, të tjerat u hodhën në lumë. Tani ne do të presim pemët se nuk na shkon. Se po të jetë shteti hap disa frigoriferë të marrë 50% ose 30% dhe pjesën që mbetet ta shesë fshatari”, shprehen disa nga fermerët

Ka fermerë që përveç falimentimit po vuajnë edhe largimin e fëmijëve pasi nuk mund t’i sigurojnë dot nevojat bazike me të ardhurat nga produktet bujqësore.

Përballë kësaj situatë, strukturat përgjegjëse për bujqësinë ngrenë supet duke përmendur frazën, se nuk mund të ndikojnë në çmimin e produkteve në ekonominë e tregut.

A2 CNN Livestream

Dita jonë