Ironia e rrjetit me takimin e Eriksen me Presidentin kinez të Interit – A2

Ironia e rrjetit me takimin e Eriksen me Presidentin kinez të Interit

Inter prezantoi sot përforcimin e ri të merkatos së janarit, Christian Eriksen, me një fotografi në “La Scala”.

Klubi zikaltër postoi në rrjetet sociale edhe foto të mesfushorit danez duke firmosur kontratën dhe duke shtrënguar duart me Steven Zhang, Presidentin e Interit.

Por, duke marrë shkas nga fakti që Zhang është nga Kina dhe ky vend aktualisht po përballet me Koronavirusin, interneti ka vendosur të bëjë shaka me këto foto.

Disa foto-montazhe tregojnë Eriksen me një maskë fytyre në momentin e firmës, në mënyrë që të mos preket nga virusi vdekjeprurës.