Masakrohet një person në Pazarin e Korçës, arrestohet autori – A2

Masakrohet një person në Pazarin e Korçës, arrestohet autori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesditës së të martës pranë pazarit të qytetit të Korçës.

Në rrethana ende të paqarta, një person është masakruar, duke ndërruar jetë. Dhjetëra banorë janë shokuar nga pamjet që kanë parë, ndërsa ka mbërritur edhe policia dhe ambulanca.

Sipas raportimeve të para, mësohet se viktima është identifikuar si shtetasi Dashnor Osmani, i cili shiste banane.

Vetëm pak momente pas ngjarjes, policia arriti të kapte autorin e ngjarjes, i cili është gjetur me sëpatë në dorë, me të cilën dyshohet se ka kryer edhe vrajës makabre.

Më datë 28.01.2020, në lagjen nr. 9, në Korçë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Z. T., 42 vjeç, banues në fshatin Pocestë, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin D. O., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Pocestë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë ku kanë kapur autorin e dyshuar, të cilin e kanë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme

Njoftimi i policisë për ngjarjen makabre