Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Negociatat për qeverinë e re në Kosovë, në tryezë dhe ambasadorët e Quintit

Nga A2 CNN
28 Janar 2020, 08:42 | Kosova
Negociatat për qeverinë e re në Kosovë, në tryezë

Do të vijojnë edhe ditën e sotme bisedimet mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje për krijimin e koalicionit qeverisës.

Për herë të parë në tavolinën e bisedimeve do të përfshihen dhe faktori ndërkombëtar, që sipas zyrtarëve nga të dyja partitë kryesore, do të marrë pjesë vetëm për t’u informuar rreth negociatave për krijimin e qeverisë së re.

Kështu në tryezën e bisedimeve pritet të jenë gjatë ditës së sotme, përveç Albin  Kurtit dhe Isa Mustafës, si dhe stafit të tyre, do të jenë dhe ambasadorët e vendeve të Kuintit dhe shefja e misionit të BE në Prishtinë.

https://a2news.com/2020/01/21/ldk-nuk-terhiqet-nga-oferta-kurti-ka-afat-deri-ne-fundjave/

Isa Mustafa dhe Albin Kurti qëndruan për më shumë se dy orë e gjysmë të mbyllur në Kryesinë e Kuvendin e Kosovës, pasditen e së hënës, por as nga ky takim nuk doli “tymi i bardhë”, pavarësisht se pritshmëritë ishin të mëdha. Ajo çfarë po e mban peng mosarritjen e koalicionit është pozita e kryekuvendarit që mbahet nga Glauk Konjufca.

Tashmë Vetëvendosjes i kanë mbetur dhe 7 ditë afat deri në përfundimin e afatit kushtetues për paraqitjen e kabinetit të ri qeveritar.

https://a2news.com/2020/01/14/krijimi-i-qeverise-vetevendosje-propozim-te-ri-per-ldk/

A2 CNN Livestream

Dita jonë