Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Reforma Zgjedhore, ekspertët: Pa vullnet politik është makijazh

Nga A2 CNN
28 Janar 2020, 16:40 | Politikë
Reforma Zgjedhore, ekspertët: Pa vullnet politik është makijazh

Tre ekspertë zgjedhorë, Ilirjan Celibashi, Kristaq Kume dhe Afrim Krasniqi e shohin të ngjeshur axhendën e ekipit negociator për Reformën Zgjedhore, por nuk gjejnë tek afati i 15 marsit pengesën për të pasur sukses.

Ndarja e politikës nga krimi ishte shqetësimi madhor që uli palët në marrëveshje, ndonëse kuadri ligjor ekzistues cilësohet i mirë nga OSBE/ODIHR.

“Kjo është çështje e vullnetit politik sesa e vetë ligjit. Edhe pse, në ndonjë rast, ka nevojë që ligji të precizohet akoma më shumë”, deklaroi Celibashi.

https://a2news.com/2020/01/24/reforma-zgjedhore-borchardt-tregon-fushat-ku-duhet-te-fokusohet-shqiperia/

Kume thekson: “Çfarëdo që të shkruhet mbetet në letër nëse institucionet që kanë detyrën për ta zbatuar, e anashkalojnë kërkesën e ligjit”.

“Nëse vazhdohet me zgjidhje si ajo e vitit të kaluar, me deklarata të kryetarëve të partive që refuzojnë burimet informale dhe ndihmën e kriminelëve në fushata elektorale nuk kemi zgjidhur asgjë. Edhe opozita, të gjithë atë retorikë që ka përdorur për vetting-un politik kundër individëve të inkriminuar, duhet ta shprehë në terma konkretë, duhet ta ketë në draft, duhet të këmbëngulë për të mbrojtur parimet”, shpjegon Krasniqi.

https://a2news.com/2020/01/22/reforma-zgjedhore-mediu-vendimet-jo-mes-pak-njerezve-te-pyetet-keshilli/

Në axhendën e dakordësuar një ditë më parë nga ekipi negociator, parashikohen masa shtesë në ligjin e dekriminalizimit. Por, ekspertët sugjerojnë ndërhyrje të tjera, me qëllim që ndryshimi të mos prekë vetëm formën, por thelbin. 

“Aspektet e ligjit që lidhen me transparencën të kishin një rregullim më të qartë dhe më të plotë. Pastaj, t’i ngelej partive dhe qytetarëve për të zgjedhur nëse pranojnë që përfaqësuesit e tyre të jenë njerëz që kanë një “cen” në sjelljen e tyre shoqërore dhe ligjore”, tha Celibashi.

https://a2news.com/2020/01/20/reforma-zgjedhore-komisioni-kerkese-odihr-na-dergoni-ekspert/

“Përgjigjja duhet të jetë gjithëpërfshirëse, jo vetëm disa nene në Kodin Zgjedhor, por duhet të ketë një përforcim të paketës në Kodin Penal dhe duhet të ketë ndryshime të qarta te ligji i partive politike. Përsa kohë nuk veprohet në të treja nivelet, e gjitha mbetet retorikë”, nënvizoi Krasniqi.

Ndarja e politikës nga krimi, sikurse gotitja e krimeve zgjedhore si shitblerja e votës, janë vënë në krye të axhendës së ekipit negociator për Reformën Zgjedhore, të cilët duhet të bëjnë publike propozimet e tyre për këto çështje brenda 10 shkurtit.

https://a2news.com/2020/01/15/ne-tryeze-me-gjiknurin-bylykbashi-reforma-sipas-rregullave-tona-do-te-behet-jashte-parlamentit/

A2 CNN Livestream

Dita jonë