Rritet me ritme të frikshme bilanci i viktimave nga virusi, autoritetet zbulojnë detajin e ri

Vijon të rritet me ritme të frikshme bilanci i viktimave nga koronavirusi i ri që ka prekur Kinë. 106 raportohet të ketë shkuar numri i viktimave nga virusi misterioz, nga 81 që u raportuan një ditë më parë, ndërsa numri i të prekurve ka arritur në 4515.

E ndërsa shqetësimet shtohen rreth impaktit që do të ketë në ekonominë e dytë më të madhe në botë, autoritetet shëndetësore nxjerrin një detaj të ri rreth koronavirusit duke shtuar se të gjithë viktimat përveç 6 prej tyre janë nga qendra e Wuhanit, ndërkohë që ditën e sotme u regjistrua dhe i pari në Pekin.

Edhe pse virusi është shfaqur dhe në vende të tjera, me Sri Lankën dhe Kamboxhian, të fundit në listë, nuk raportohen raste viktimash jashtë Kinës.

Wuhan, një qytet me 11 milionë banorë në provincën Hubei, nga dyshohet se e ka origjinën dhe virusi i ri vdekjeprurës është vendosur nën karantinë. Shërbimet publike, transporti mbi të gjitha janë ndërprerë.

Aksionet globale ranë përsëri ndërsa çmimet e naftës pësuan uljen më të madhe në tre muaj, dhe monedha juan e Kinës u zhyt në nivelin e saj më të dobët për vitit 2020, ndërsa investitorët shqetësohen për dëmet në ekonomi nga ndalimi i udhëtimeve gjatë periudhës së pushimeve të Vitit të Ri Hënor, të cilin autoritetet e zgjatën me një përpjekje për të mbajtur njerëzit e izoluar në shtëpi.