Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Gjykata e Apelit Korçë, vetting-u ka lënë në detyrë vetëm dy gjyqtarë

Nga A2 CNN
29 Janar 2020, 19:35 | Politikë
Gjykata e Apelit Korçë, vetting-u ka lënë në

Mungesa e gjyqtarëve, përveç gjykatave të nivelit superior, siç është ajo Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, ka prekur edhe gjykatat e shkallëve të dyta në rrethe.

Aktualisht, Gjykata e Apelit të Korçës ka mbetur vetëm me dy gjyqtarë, duke e bërë të pamundur gjykimin çështjeve në këtë gjykatë. Kryetarja e saj pranon problematikën dhe shprehet se po përpiqen të gjykojnë vetëm ato çështje që kanë afate të shkurtra ligjore për t’u shqyrtuar.

Ndërkohë, shqyrtimi i çështjeve të themelit po has vonesa të gjata, ku kohëzgjatja nga 3-4 muaj që ishte kur gjykata ishte e plotë, tani ka shkuar deri në 8 muaj, pasi gjyqtarët delegohen nga rrethet e tjera për çdo çështje.

Kjo situatë, përveç të tjerave, shkel edhe të drejtat themelore të njeriut për një proces të rregullt ligjor, veçanërisht të atyre që mbahen të arrestuar.

Kjo situatë pritet të vazhdojë e tillë edhe për një kohë të gjatë, pasi në Apel nuk mund të shkojnë gjyqtarë të rinj që dalin nga Shkolla e Magjistraturës, pasi duhet të kenë një karrierë pune më parë si gjyqtarë të Shkallës së Parë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë