Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Manchester United blen Bruno Fernandes

Nga A2 CNN
29 Janar 2020, 18:50 | Futboll
Manchester United blen Bruno Fernandes

Bruno Fernandes është zyrtarisht një lojtar i Manchester United.

Portugezi u ble nga Sportingu i Lisbonës për 55 milionë euro, plus 25 të tjera në bazë të golave të shënuar nga futbollisti, kualifikimit ose jo në Champions League dhe numrit të ndeshjeve që do të zhvillojë.

Bruno Fernandes firmosi një kontratë 4-vjeçare me “Djajtë e Kuq” për 4,5 milionë euro në sezon.

Bëhet fjalë për një nga lojtarët më të mirë të kampionatit portugez, i cili deri në këtë fazë të sezonit ka shënuar 13 gola dhe ka dhënë 10 asist.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani