Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Marrëveshja për Brexit, sot votimi në Parlamentin Europian, fjalime dhe muzikë

Nga A2 CNN
29 Janar 2020, 12:08 | Bota
Marrëveshja për Brexit, sot votimi në Parlamentin Europian,

Parlamenti Europian pritet të aprovojë sot kushtet e largimit të Britanisë së Madhe nga BE në një votim historik. 751 përfaqësuesit e vendeve anëtare do të debatojnë fillimisht lidhur me Marrëveshjen për Brexit, dhe sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, ata do të japin mbështetjen e tyre për traktatin mes Londrës dhe Brukselit.

Ky sesion i Parlamentit Europian do të përmbajë fjalime lamtumire, madje edhe muzikë. Gjithashtu do të shënojë fazën e fundit të procesit ratifikues, përpara largimit zyrtar të Britanisë në orën 23:00 të 31 janarit. Pas kësaj date, Brukseli dhe Londra do të kenë në dispozicion 11 muaj kohë për të negociuar marrëdhënien e re ekonomike.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani