Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Partizani turpërohet nga Besëlidhja, Tirana fiton me përmbysje ndaj Kastriotit

Nga A2 CNN
29 Janar 2020, 16:00 | Futboll
Partizani turpërohet nga Besëlidhja, Tirana fiton me përmbysje

Partizani është turpëruar në Lezhë, aty ku humbi me rezultatin e thellë 3-0 ndaj Besëlidhjes në ndeshjen e parë të 1/8-ve të Kupës së Shqipërisë.

“Të kuqtë” pësuan 3 gola që në pjesën e parë, ndërkohë që në pjesën e dytë Partizani nuk arriti të reagonte.

Tashmë, në Tiranë, ekipi i drejtuar nga Adolfo Sormani duhet të fitojë me 4 gola diferencë për të kaluar në turin tjetër.

Ndërkohë, Tirana ka arritur të fitojë me rezultatin 3-1 ndaj Kastriotit. Golat për bardheblutë, të cilët kaluan në disavantazh që në minutën e 10, u shënuan nga Ismajlgeci dhe Muçi (2 herë).

Ndeshjet e kthimit do të luhen në 12 shkurt.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli