Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Po bënte shfaqje me kobrën, vdes hipnotizuesi i gjarpërinjve

Nga A2 CNN
29 Janar 2020, 17:27 | Lifestyle

Një burrë indonezian, i cili njihej në zonë si hipnotizues gjarpërinjsh, ka vdekur pasi një kobra e kafshoi dy herë kur ai po jepte shfaqje për fqinjët.

Burri me emrin Norjani e kishte kapur zvarranikun helmues javën e kaluar dhe e mbante në një kuti druri për ta përdorur helmin e tij për mjekësi popullore. Por, kur e nxori për t’ia treguar njerëzve, kobra e kafshoi në krah. Norjani nuk e humbi toruan, por vazhdoi ta ngacmonte dhe të qeshte me kobrën, që po përpiqej të lirohej nga duart e tij.


Më pas, kobra e kafshoi sërish, kësaj radhe në fytyrë, por ai vazhdoi të qeshte dhe të luante me kobrën, ndërkohë që publiku regjistronte gjithçka me celular.

Por, dy orë më vonë, Norjani u ndje keq dhe u dërgua në spital ku doktorët i dhanë kundërhelmin, por ishte tepër vonë. Helmi i kobrës ishte përhapur në trup dhe Norjani vdiq mbrëmjen e asaj dite. Familjarët e tij i prenë kokën gjarprit në shenjë hakmarrjeje.

Kobra është një nga llojet e gjarpërinjve më vdekjeprurës në botë dhe nga kafshimi i kobrës humbin jetën mijëra persona çdo vit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu