Superjahti “avion”, tjetër arritje e teknologjisë – A2

Superjahti “avion”, tjetër arritje e teknologjisë

Bota e superjahteve takohet me atë të avionëve… rezultati, një mjet unik lundrimi që shkrin modelet detare dhe ajrore.

Superjahti 70 metra i gjatë, i ideuar nga Fulvio Codecasa, shpresohet që do të nisë një trend të ri në prodhimin e mjeteve lundruese të luksit. Jahti, prodhimi për të cilin pritet të nisë gjatë këtij viti, është pikërisht ashtu siç duket, pak varkë, pak avion.

Ai është i pajisur me radarë me fibra karboni, si të avionëve dhe sistem navigimi thuajse ushtarak. Në kuvertë do të ketë gjithashtu një pistë për ngritjen e helikopterëve. Deri tani nuk ka asnjë çmim apo specifikime teknike, por me siguri që do të jetë një prej jahteve më të mirë të kompanisë Codecasa, themeluar në vitin 1825.