Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Superjahti “avion”, tjetër arritje e teknologjisë

Nga A2 CNN
29 Janar 2020, 14:50 | Teknologji

Bota e superjahteve takohet me atë të avionëve... rezultati, një mjet unik lundrimi që shkrin modelet detare dhe ajrore.

Superjahti 70 metra i gjatë, i ideuar nga Fulvio Codecasa, shpresohet që do të nisë një trend të ri në prodhimin e mjeteve lundruese të luksit. Jahti, prodhimi për të cilin pritet të nisë gjatë këtij viti, është pikërisht ashtu siç duket, pak varkë, pak avion.

Ai është i pajisur me radarë me fibra karboni, si të avionëve dhe sistem navigimi thuajse ushtarak. Në kuvertë do të ketë gjithashtu një pistë për ngritjen e helikopterëve. Deri tani nuk ka asnjë çmim apo specifikime teknike, por me siguri që do të jetë një prej jahteve më të mirë të kompanisë Codecasa, themeluar në vitin 1825.

A2 CNN Livestream

Dita jonë