Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Vrasja e Prengës, shkon në 5 numri i të arrestuarve

Nga A2 CNN
29 Janar 2020, 10:02 | Kronikë
Vrasja e Prengës, shkon në 5 numri i të arrestuarve

Policia ka mundur të arrestojë edhe një person të pestë, i cili dyshohet se ka qenë pjesëmarrës në pengmarrjen e Jani Prengës, i cili më pas ka ndërruar edhe jetë.

I arrestuari është F.B., 30 vjeç, banues në Kavajë, i cili dyshohet se, në bashkëpunim me 4 shtetasit e ndaluar më parë dhe me shtetas të tjerë, e kanë rrëmbyer për ta mbajtur peng Prengën më datë 17.01.2020, në Kamëz.

“Në cilësinë e provës materiale shtetasit F. B. i janë sekuestruar dy telefona dhe një sasi prej 850 eurosh. Për shkak të rëndësisë së hetimit, nuk bëhen të ditura detaje të tjera”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Një ditë më parë Policia raportoi për arrestimin e katër të tjerëve, përgjegjës për ngjarjen. Olsi Turja, Bajram Elton dhe Leonard Hajri që të gjithë nga Shijaku ranë në prangat e policisë. Hetimet zbuluan se të ndaluarit, pasi rrëmbyen Prengën u nisën drejt një resorti në pronësi të Altin Hajrit, i cili është shpallur në kërkim.

Për shkak të goditjeve të marra në Kamzë kur u rrëmbye dhe humbjes së gjakut, 49-vjeçari ndërroi jetë gjatë rrugës sipas Policisë.

Pasi gjeti vdekjen, rrëmbyesit u kujdesën që të fshihnin trupin e viktimës ndërkohë që forcat special vijojnë kërkimet në zonën e Shijakut.

Shkak për këtë rrëmbim, dyshohet se është bërë një konflikt që një nga vëllezërit e viktimës ka pasur me organizatorët dhe rrëmbyesit në Britaninë e Madhe. Sipas hetuesve në mes ka qenë trafiku I kokainës dhe mosdorëzimi I lëndës narkotike nga ana e vëllait të Prengës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë