Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Birra naziste shitet sa hap e mbyll sytë, policia nis hetimet

Nga A2 CNN
30 Janar 2020, 15:48 | Lifestyle

Policia gjermane ka nisur hetimet pasi doli në treg një birrë me markë në stilin nazist dhe që mendohet se është prodhuar nga aktivistët e të djathtës ekstreme.

Skandali mbi birrën e “Deutsches Reichsbrau” shpërtheu javën kur bota po kujtonte viktimat e Holokaustit.

Birra doli në shitje në një qytezë në shtetin Saksoni-Anhalt, ku grupet e ekstremit të djathtë janë shumë active. Fotot e birrës u postuan në rrjetet sociale nga një shef policie, i cili shkroi se ishte shumë i turpëruar nga kjo gjë.

Një koli birre kushton 18,88 euro dhe shefi i policisë thekson se është shumë zhgënjyes fakti që birra po shitet me ritme të shpejta, madje në disa qyteza është shitur i gjithë furnizimi.

Gjermania ka ligje të forta që ndalojnë përdorimin e simboleve neo-naziste dhe shpërndarjen e ideologjisë neo-naziste.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani