Brenda 3 viteve EasyJet mund të ketë aeroplanët e parë me motor tërësisht elektrik – A2

Brenda 3 viteve EasyJet mund të ketë aeroplanët e parë me motor tërësisht elektrik

electric plane3 e1506515168279 1100x620

Lajmi i sotëm mund të nënkuptojë fillimin e një revolucioni për transportet ndërkombëtare, veçanërisht ato ajrore.

Wright Electric, partnere e kompanisë britanike Easy Jet, deklaroi se kanë arritur mundësinë teknike dhe atë komerciale për të eksperimentuar dhe vënë në jetë një aeroplan me motor tërësisht elektrik.

Motori, që do të ketë kapacitet 1.5 megawatt, do të mund t’i sigurojë mjeteve të Easyjet të modifikuar fluturime relativisht të shkurtra, deri në 500 kilometra, por që do të ishin shumë të rëndësishme për të mbuluar distancat nga disa kryeqytete europiane, si përshembull Londra dhe Amsterdami.

Sipas drejtuesve të Wright Electric, testimet e motorit në tokë do të fillojnë vitin e ardhshëm, ndërkohë që parashikohet se testimet në ajër do të fillojnë në vitin 2023.

“Sot shohim më qartë se kurrë se një e ardhme që nuk mbahet vetëm mbi karburantet është e mundur”, deklaruan ata.