De Rossi maskohet për të parë ndeshjen në stadium me ultrasit e Romës

Untitled collage 31 1100x620

Në ndeshjen Roma-Lazio të ditës së dielë ishte një tifoz special në Olimpico, por që nuk e njohu askush: Daniele De Rossi.

Si ka mundësi që një legjendë e Romës të mos njihet nga tifozët në stadium? Sepse ish-mesfushori i verdhekuqve u maskua si një burrë i vjetër për ta parë i qetë ndeshjen nga vendi ku rrinë zakonisht ultrasit e Romës.

De Rossi gjithmonë kishte thënë se ëndrra e tij ishte që të shihte një ndeshje të Romës nga Curva Sud dhe më në fund e realizoi.