Habitet peshkatari, karremi i tij kap krijesën misterioze

krijesa 1100x620

Deti nuk ndal kurrë të mahnisë, me misteret e tij. Nga thellësia e tij dalin herë pas here krijesa që nuk mendonim se ekzistonin.

Po bën xhiron e rrjeteve sociale një video e postuar që shfaq një krijesë të çuditshme të peshkuar në Coney Island, në New York.

Krijesa ka pamjen e një oktapodi, por ka një kokë të përafërt me atë të një peshku. Në video krijesa duket që lëviz në varkën e peshkatarit të habitur nga ajo që i solli fati të kapte.

Video ka shumë komente, ku nuk janë pak ato që i luten peshkatarit ta rikthejë krijesën në ujërat që e kanë mbrojtur deri më tani.