Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Koronavirusi/ Masat parandaluese, jo të njëjta në të gjitha doganat

Nga A2 CNN
30 Janar 2020, 16:27 | Sociale
Koronavirusi/ Masat parandaluese, jo të njëjta në të gjitha

Koronavirusi ka detyruar njësitë vendore të shëndetit që, përveç aeroportit dhe portit kryesor në vend, atij të Durrësit, të marrin masa parandaluese edhe në doganat tokësore të vendit.

Por, jo të gjitha doganat kanë një standard për kontrollin e udhëtarëve. Në doganën e Morinit në Kukës, një mjek dhe infermiere kontrollon çdo person që futet në territorin shqiptar. Të pajisur me termometër digjital, stafi mjekësor verifikon gjendjen shëndetësore duke u nisur edhe nga itinerari që kanë ndjekur pasagjerët derisa kanë ardhur në kufirin shqiptar.

I njëjti kontroll po kryhet edhe në doganën e Qafë-Thanës, ku nuk kanë munguar turistë nga vendet kufitare me Kinën që kanë ardhur në vendin tonë para se të shpërthente virusi i rrezikshëm.

Por, nga vëzhgimi i A2 rezultoi se paraditen e kësaj të enjte nuk kishte kontroll mjekësor në Doganën e Kapshticës, e cila është një nga doganat me fluks të lartë lëvizjesh me Greqinë, por jo vetëm.

Ndërsa në doganën e Hanit të Hotit në Shkodër, për raste të dyshimta personat mbahen në kufi derisa të vijë mjeku nga qendra shëndetësore e Tamarës. Edhe pika tjetër kufitare e Kakavijës, e cila gjithashtu ka një fluks të lartë të lëvizjeve, rezultonte pa mjek të stacionuar dhe pa mjete për vlerësimin e gjendjes shëndetësore të udhëtarëve.

Nga ky vëzhgim rezultoi se masat e marra për parandalimin e futjes së koronavirusit nuk janë të njëjta në të gjitha pikat kufitare të vendit. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë