Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Kuvendi pret Venecian, tërheq votimin për pr/ligjin për mediat audiovizive

Nga A2 CNN
30 Janar 2020, 12:40 | Politikë
Kuvendi pret Venecian, tërheq votimin për pr/ligjin për mediat

Kuvendi tërhoqi nga votimi projektligjin për mediat audiovizive, ndërsa do të procedohet për pr/ligjin tjetër të AKEP, pjesë e paketës antishpifje.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, tha se do të pritet opinioni i Komisionit të Venecias, i cili ka nisur shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar për këtë çështje.

“Sapo më ka ardhur komunikimi që Komisioni i Venecias ka pranuar ta shqyrtojë me procedurë të përshpejtuar këtë ligj më 20, 21 mars. Ndërkohë, gjatë muajit shkurt, përfaqësuesit e Venecias do të vijnë në Tiranë për të dialoguar me ne, me këdo.

I propozoj Kuvendit që votimi i dekretit për mediat audiovizive, diskutimi për të të shtyhet derisa Komisioni i Venecias të na sjellë raportin”, tha Taulant Balla.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu