Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Nuk ka garë, Djokovic mund Federer dhe arrin finalen e Australian Open

Nga A2 CNN
30 Janar 2020, 12:19 | Sporte të tjera
Nuk ka garë, Djokovic mund Federer dhe arrin finalen e Australian Open

Novak Djokovic mundi lehtësisht Roger Federer në 3 sete, duke u kualifikuar për në finalen e Australian Open.

Serbi fitoi të tre setet 7-6, 6-4, 6-3, duke treguar superioritet ndaj zviceranit, i cili tregoi edhe në çerekfinale se nuk ishte në formë të mirë.

Të dielën, Djokovic do të luajë finalen e tetë të turneut prestigjioz australian, kundër Zverec ose Thiem dhe nëse fiton turneun, siç edhe është mundësia më e madhe, do të rifitojë edhe vendin e parë në botë në renditjen ATP, të mbajtur deri tani nga Nadal. Spanjolli u mund në çerekfinale nga Thiem.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani