Në rrjetet e saj sociale, Valencia ka njoftuar huazimin e Florenzit nga Roma në një mënyrë shumë origjinale.
Lajmin e jep Enrique Arce, aktori që në serialin e famshëm “La Casa de Papel” luan rolin e Arturitos.
Edhe në prezantimin e ish-lojtarit të Romës ai shfaqet me maskën e Dalì dhe me tuta portokalli, siç është ngjyra e skuadrës spanjolle.