Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

213 të vdekur nga koronavirusi, raportohen dy turistë të infektuar në Itali

Nga A2 CNN
31 Janar 2020, 08:38 | Bota
213 të vdekur nga koronavirusi, raportohen dy turistë të

Situata në Kinë për sa i përket epidemisë së koronavirusit sa vjen dhe përkeqësohet teksa numri i viktimave ka arritur në 213, ndërsa i të infektuarve është rritur me 2000 brenda 24 orësh dhe numërohen mbi 9600 të tillë.

Këto shifra alarmante detyruan Organizatën Botërore të Shëndetit të shpallë ditën e djeshme gjendjen e emergjencës globale dhe iu bëri thirrje të gjitha shteteve të marrin masa për të parandaluar përhapjen e virusit si dhe të ndihmojë vendet që janë më të dobëta në shëndetësi.

OBSH raporton se janë 98 persona të prekur nga ky virusi në 18 vende të ndryshme të botës, të cilëve iu bashkua dje dhe Italia.

Autoritetet italiane konfirmuan një ditë më parë se 2 turistë kineze kanë rezultuar të prekur nga koronavirusi dhe për këtë arsye ato janë izoluar në spitalin Spallanzani në Romë. Turistët ishin nga Wuhan.

Pas këtij zhvillimi autoritetet italiane ndërprenë dhe fluturimet e drejtpërdrejt për në Kinë, në një afat të pacaktuar, deri sa situate të qetësohet.

A2 CNN Livestream

Dita jonë