Anija e bllokuar në Itali, rezultojnë negative analizat për koronavirusin

MB ANIJA frame 16 1100x620

Rezultuan negative analizat për koronavirus të çiftit të moshuar nga Hong Kongu që ndodhej ne krocerën me rreth 7 mijë pasagjerë në bord që u ndalua në Civitavecchia, një port afër Romës në Itali.

Në fakt ishte vetëm gruaja 54-vjeçare që kishte shfaqur probleme me frymëmarrjen dhe temperaturë të lartë gjatë udhëtimit dhe ishin futur në izolim të dy nga ekuipazhi i anijes në spitalin e bordit.

Para Italisë, anija kishte ndaluar në Marseille, Barcelonë dhe Palma de Mallorca. Të gjithë pasagjerët nuk u lejuan të zbresin nga anija me urdhër të kryebashkiakut të Civitavechias i cili i druhej më të keqes në rast se 2 pasagjerët do të rezultonin me koronavirus.